Transmetuar më 25-04-2024, 11:26

PËRRENJAS- Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 58-vjeçarit në Përrenjas. Familjarët e viktimës kanë njoftuar autoritet pasi 58-vjeçari ishte larguar nga banesa ditën e djeshme. Pas largimit nga shtëpia familjarët kanë gjetur rrobat dhe biçikletën e 58-vjeçarit pranë rezervuarit.

Menjëherë ata kanë njoftuar policinë dhe polumbarët nisën kërkimet ku u gjet edhe trupi i pajetë. Ndërkohë bëhet me dije se trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

‘Polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të shtetasit Xh. D., në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit. Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës. Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd