Transmetuar më 25-04-2024, 12:15

Rinovimi me kombëtaren gjermane deri në Botërorin 2026 e ka eliminuar Julian Nagelsmann nga gara për pankinën e Bayern Munich, klub për të cilin ai ka punuar tashmë nga korriku 2021 deri në mars 2023, para shkarkimit të tij dhe mbërritjes së Thomas Tuchel.

Uli Hoeness, president nderi i Bayern Munich, foli për vendimin profesional të trajnerit 36-vjeçar përmes "BR24 Sport": "Mendoj se është mëkat, por te Bayerni sigurisht që bota nuk do të përfundojë për shkak të kësaj zgjedhjeje të tij.

Julian ka qenë gjithmonë një nga kandidatët dhe të dyja palët, si ai, ashtu edhe ne, mund të kishim thënë jo. Ai zgjodhi ekipin kombëtar dhe është një vendim që duhet respektuar".

Hoeness tregoi se cili lloj trajneri duhet ta marrë drejtimin e Bayernit në verë, pas ndarjes me Tuchel: "Kjo nuk është puna ime. Duhet të pyesni Eberl dhe Freund. Ata do të kujdesen për këtë. Sidoqoftë, një klub si Bayerni mund t’ia besojë skuadrën një trajneri të sprovuar fitimtar, jo të bëjë eksperimente".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd