Transmetuar më 25-04-2024, 13:45

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.

Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë. Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjec, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd