Transmetuar më 25-04-2024, 14:18

TIRANË- Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Një shtyllë ka rënë mbi një makinë në Tiranë në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Dyshohet se shtylla është shembur nga një kamion, që ka pasur një vinç tërheqës.

Fatmirësiht nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi i OSHEE dhe policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd