Transmetuar më 25-04-2024, 21:32

Ditën e sotme, Vëllai i Madh iu ka dhënë mundësinë të gjithë banorëve që nëpërmjet “telefonit të erës”, të bisedojnë me personat që nuk jetojnë më ose më persona që prej një kohe të gjatë kaë ndërprerë kontaktet.

Jul Deda ka zgjedhur të bisedojë me babain e tij, aktorin e njohur Zef Deda, i cili ndërroi jetë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

“Ta marr babën, se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o babushi im, zemra ime sa më ka marrë malli për ty. Ja gjithmonë kështu më ke thënë, ku je more Jul baba. E di, e di që je shumë mirë. Je me engjëj atje. Mos ki asnjë merak për këtu. Unë po të flas nga shtëpia e BBV babo, të thashë para se të largoheshe nga ne, ta thashë që do futesha në Big. Me the, “me u fut bab, me i tregu vlerat e tuaja, me bo qejfin tan edhe me luftu si trimat” dhe unë atë jam duke bërë bab. E di që më sheh dhe shpresoj t’i kem treguar ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar. Në fund të lojës, ndoshta nuk ma thotë dot por e di që je krenar për mua. Edhe ne jemi të gjithë krenar për ty, edhe pse nuk je këtu me ne, je në zemrat tona babo”, shprehet Juli mes lotësh.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd