Transmetuar më 25-04-2024, 22:52

Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e tij. Teksa ka rrëfyer për jetën dhe familjen në një bashkëbisedim me Buçkon, Renisi ka thënë se para një viti i ka ndërruar jetë xhaxhai i tij.

Ai shton se një pjesë e madhe e fisit të tij ndodhet në Itali.

“Momentalisht kam vetëm Sandrin. Kam pasur edhe dy të tjerë porkanë ndërruar jetë. Janë të gjithë në Itali. Edhe fëmijët e xhajës së madh, që ndërroi jetë para një viti, edhe të Sandrit, andej janë. Vetëm babai im nuk iku dhe Sandri”, tha ndër të tjera Renisi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd