Transmetuar më 25-04-2024, 23:30

Qatip Osmani nuk është më trajner i Vllaznisë. Lajmi është dhënë nga klubi shkodran, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Osmani qëndroi në krye të skuadrës për 26 ndeshje, me ekipin që ia doli të marrë mesatarisht 1.77 pikë për takim. Me interes të madh pritet të shihet se kush do të ulet në pankinë, për sfidat e fundit të sezonit.

Postimi:

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐨𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐝𝐚𝐬𝐡ë𝐬 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐫ë𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐐𝐚𝐭𝐢𝐩 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐳ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦 𝐋𝐢𝐯𝐨𝐫𝐞𝐤𝐚. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐭ë 𝐦ë𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd