Transmetuar më 26-04-2024, 07:48

Lexoni horoskopin e ditës nga Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: vëzhgimet e sotme astrologjike, e premte 26 prill 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin, përkthyer nga noa.al 

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, e sotmja 26 mund të jetë një tjetër ditë disi konfuze, plot angazhime të cilave do të duhet t’u respektohen afatet ndaj so të jeni me ritme të shpejta. Për fat të mirë, do të ketë një Hënë të bukur për t’ju dhënë energji. Mundohuni të relaksoheni pak më shumë. Kënaqësitë do të vijnë.

Demi: Një fazë e re, padyshim më premtuese e jetës suaj, është përpara. Megjithatë, përpara se ta jetoni atë, yjet do ju ftojnë të mbyllni të gjitha situatat që nuk funksionojnë më. Ju gjithashtu mund t’ju duhet të hiqni dorë nga disa njerëz që e kanë treguar veten si më pak të hajrit dhe kjo është fraza më e butë që po përdor.

Binjakët: Sot Hëna do të jetë në opozitë: do t’ju duhet t’i kushtoni pak më shumë vëmendje marrëdhënieve ndërpersonale, përndryshe rrezikoni të nervozoheni dhe situata t’ju kalojë nga duart. Duhet të përpiqeni të zgjidhni të gjitha ato probleme që kanë qenë në një farë mënyre pezull për një kohë të gjatë. Një rifillim i madh pritet duke filluar nga qershori.

Gaforrja: Tani e tutje të gjitha tensionet e përjetuara deri më tani do të fillojnë të zbuten. Mundohuni të kultivoni dhe ruani një durim të caktuar në dashuri: këto janë ditët e fundit në të cilat Venusi do të jetë armiqësor. Nga 29 Prilli planeti do të kthehet në aspektin e mirë.

Luani: Këtë të premte 26 Hëna do të jetë në një pozicion të shkëlqyer, Venusi dhe Mërkuri i favorshëm do t’ju ndihmojnë të gjeni qetësinë që ju ka munguar ditët e fundit. Maji është gati për të mbërritur: një muaj që do t’ju vendosë me shpatulla pas murit aq sa do të ndjeni se jeni dorëzuar përballë dëshirës për të dashuruar. Nëse e keni mbajtur kokën të fshehur si struci, nuk do të jeni në gjendje ta bëni më këtë në javët e ardhshme.

Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë të premte Hëna do të jetë në një aspekt disonant: tregohuni të matur në marrëdhëniet me të tjerët, shmangni polemika të panevojshme. Maji premton të jetë një muaj përgatitjesh, në të cilin do t’ju duhet të vendosni piketat për muajt në vijim. Do të jetë një ditë ku do të ndjeni herë pas here pak ankth ose pasiguri.

Peshorja: Sot mund të përjetoni një irritim të fortë të brendshëm. Rritet dëshira e thellë për liri, për të thënë atë që keni mbajtur brenda për një kohë të gjatë. Një ndryshim në mënyrën e të bërit gjëra që jo të gjithë njerëzit përreth jush do t’i kuptojnë dhe vlerësojnë.

Akrepi: Sot mund të arrini një sukses të vogël personal. Pas disa ditësh, Venusi do të fillojë një tranzit polemik, por kjo mund të ndikojë vetëm në marrëdhëniet që kanë përjetuar probleme prej disa kohësh. Pak kujdes në marrëdhëniet me Ujorin dhe Demin. Nga mesi i majit do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, madje dikush do të duhet të përballet me një vëzhgim delikat, një gjykim, në lidhje me një projekt që po merreni. Dashuria do të duhet të mbrohet me më shumë kujdes.

Shigjetari: Duhet të bëni një përpjekje për të harruar një gabim të fundit dhe për të rikuperuar optimizmin që ju karakterizon dhe e keni si të thuash, të lindur. Zhgënjime të mundshme në punë: përpiquni t’i lini gjërat të rrëshqasin mbi ju dhe të ecni përpara të mbështetur nga një qiell gjithnjë dashamirës.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot duhet të përpiqeni ta shkëputni prizën nëse ndjeni se stresi po rritet rrezikshëm. Prej ditësh po luftoni me probleme që lidhen me shtëpinë dhe punën, po përjetoni tensione në marrëdhëniet me të tjerët. Nga fundi i prillit gjërat duhet të fillojnë ngadalë të përmirësohen.

Ujori: Ditët e fundit të prillit duhet t’i shfrytëzoni për të qartësuar jetën tuaj në lidhje me gjysmën tjetër tuajën, sepse në maj do t’ju duhet të përballeni me një Venus në kah të kundërt. Ata që kanë një histori të bukur dashurie nuk do të kenë frikë nga asgjë. Rreziku do të jetë më i lartë për ata që kanë dyshime për partnerin e tyre.

Peshqit: Sot Hëna do të jetë në aspektin e kundërt, por në anën tuaj do të keni akoma Jupiterin, Diellin, e madje pas pak ditësh edhe Venusi do të jetë sërish aktiv. Buzëqeshni, edhe nëse jeni një person shumë kërkues. Kushdo që ka një projekt të rëndësishëm në mendje duhet të lëvizë deri në fund të majit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd