Transmetuar më 26-04-2024, 14:45

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Kapshticës.

I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Elbasanit ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

‘Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaloi dhe vuri në pranga shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan. Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

34-vjeçari u ndalua në PKK Kapshticë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike kalimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd