Transmetuar më 26-04-2024, 20:50

Postimi i deputetit Dash Sula:

🔴Kryeministri i Spanjës tronditi opinionin publik këto ditë kur pezulloi punën dhe tha se po mendonte të jepte dorëheqjen për shkak se bashkëshortja e tij po hetohej për korrupsion. Pra po hetohej për korrupsion, nuk ishte dënuar çka do të thotë se gjatë hetimit mund të dalë edhe e pafajshme. Kryeministri ynë, që kërkon të marrë në çdo kohë vëmendjen e mediave, i doli në mbrojtje dhe shprehu bindjen se gjithçka do të jetë në favorin e homologut spanjoll. 🔴Pa u tharë boja e lajmit të kryeministrit tonë, sot mediat publikuan një ngjarje të nëntorit të kaluar ku burri i ministres Delina Ibrahimaj ka plagosur në mes të ditës, në mes të Tiranës, një ish-vartës të bashkëshortes së tij. 🔴Po sot, do dalë kryeministri ynë dhe të mbështesë publikisht vartësen e tij, me bindjen se thika që burri i saj nguli në trupin e Drejtorit të Trajtimit të Kredive, ishte lodër dhe jo e vërtetë? Më e pakta, ministrja duhej shkarkuar që atëherë. Ndërkohë vetë ministrja do duhet që të kishte marrë shembull nga ish kolegu saj Rr.Rr i cili la mandatin pasi familjarët iu përfshinë në një akt dhune në një lokal. 🚔Po Policia e Shtetit e cila bën njoftim publik edhe për gjënë më të thjeshtë, pse e ka mbajtur të fshehtë?! Kryeministri nuk e shkarkoi ministren atëherë, le ta bëj tani. Ndërkohë edhe vetë ministrja mund të jap dorëheqjen. Më pas të gjejë kohën dhe të merret me Melonin, Rai-n, kryeministrin spanjoll apo edhe me zgjedhjet në Amerikë po të dojë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd