Transmetuar më 26-04-2024, 21:07

FUSHË KRUJË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Shqiponja po bëjnë një aksion në Fushë Krujë. Mësohet se FNSH-ja ka blinduar rrugët e qytetit, ndërkohë që po bëjnë aksion për njerëz të shpallur në kërkim ose që mbajnë armë dhe sende të paligjshme me vete.

Po ashtu mësohet se objekt i kërkimit nga ana e policisë, janë automjetet luksoze si dhe ato me xhama të errëta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd