Transmetuar më 26-04-2024, 21:53

Avokati Arben Llangozi i ftuar në “Breaking” me Dafina Hysën në Top News ka zbuluar se ditën e sotme janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës.

Sipas avokatit, këto arrestime janë bërë sepse dyshohet se pedagogët kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit, duke marrë ryshfet nga studentët.

“Jo më larg se sot janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës për korrupsion, asnjë media nuk flet. Pse? Sepse policia së bashku me prokurorinë kanë mbuluar ngjarjen. Janë të arrestuar që në mëngjes, janë kapur flagrancë edhe nuk janë publikuar emrat. Kanë marrë ryshfet nga studentët për provimet. Unë e kam informacion të brendshëm, kanë ndryshuar dhe prokurorin dhe e mbajnë sekret”, tha avokati.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd