Transmetuar më 27-04-2024, 07:44

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore duke gjeneruar momente me pika shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit por rriten ndjeshëm edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore.

Për pasojë, pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë vranësira disi më të dendura ku më të theksuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë, por nuk priten reshje.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd