Transmetuar më 27-04-2024, 10:54

Massimiliano Allegri prezantoi ndeshjen e madhe kundër Milanit, ku rivalizohet për vendin e dytë në Serie A.

Si i qaseni kësaj ndeshjeje? Sa entuziazëm ka sjellë finalja e Kupës së Italisë?

Është gjithmonë Juventus-Milan, një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme. E bukur ta luash, sepse është një ndeshje direkte. Milani është një ekip i fortë, i stërvitur mirë dhe me lojtarë të vlefshëm. Sigurisht, kualifikimi në Kupën e Italisë dhe arritja në finale e ka rritur entuziazmin. Kjo do të thotë se kemi arritur pjesërisht një objektiv, i cili na jep mundësinë të luajmë një finale këtë sezon.

Si është skuadra? A ka nevojë që Bremer të marrë frymë?

Bremer kishte një problem të vogël në Cagliari, por tani është rikuperuar dhe do ta vlerësoj para ndeshjes. Jemi të gjithë mirë.

Stadiumi do të jetë i shitur, por shumë tifozë do të vijnë nga jashtë. A është futbolli italian ndoshta më tërheqës jashtë vendit?

Nuk e di, duhet t’i pyesim ata. Unë thjesht po them se futbolli italian mund të rritet. Thjesht duhet të kesh ide të qarta për ta bërë këtë, kushdo që është në krye duhet të marrë vendimet e duhura. Gjithsesi, kemi dy skuadra në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, kështu që nuk është e gjitha për t’u hedhur poshtë. Ne nuk mund të rrimë dhe të shikojmë se çfarë po ndodh, por duhet ta imagjinojmë futbollin pas 5 apo 10 vjetësh.

Çfarë i mungon Juves për të konkurruar me Interin?

Do të ishte më e drejtë që klubi, ose ata që bëjnë transferimet, t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Mund të them vetëm se mbetemi të fokusuar në objektivin tonë, që është kualifikimi në Champions League. Kjo është e rëndësishme si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe ajo ekonomike. Fjala e fundit nuk është thënë ende, kanë mbetur edhe 15 pikë për t’u fituar. Ndaj Milanit duhet të kthehemi te fitorja, por nuk do të jetë e lehtë.

Cili është mendimi juaj për futbollin vezullues të Atalantës?

Gasperini po bën një punë të shkëlqyer në Bergamo. Atalanta është në gjysmëfinale të "Europa League", në finale të Kupës së Italisë, ndërsa në kampionat po lufton për një vend në Champions League.

A jeni i kënaqur me certifikatat e vlerësimit nga disa prej lojtarëve tuaj?

Për sa iu përket certifikatave të vlerësimit, unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me djemtë. Para së gjithash, sepse ata janë profesionistë të shkëlqyer dhe mbi të gjitha djem që kujdesen për këtë fanellë.

Vlahovic tha se ëndërron "Topin e Artë"…

Është normale që aspiron ta fitojë "Topin e Artë". Ai është përmirësuar shumë që kur erdhi te Juve, po gjen një ekuilibër të brendshëm gjatë ndeshjeve. Jam shumë i lumtur për këtë.

Si do ta kategorizonit sezonin tuaj me fitimin e Kupës së Italisë?

Këto nuk janë "bëmat" e mia, por iu përkasin të gjithëve. Kur je te Juventusi, të gjithë duhet të kenë ambicie për të fituar. Pastaj nëse të tjerët janë më të mirë, ne duhet të punojmë për t’u përmirësuar. Për një klub të rëndësishëm vlen pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, kualifikimi në këtë kompeticion do të ishte sukses.

Çfarë nuk funksionon në sulmin tuaj?

Ne jemi në përputhje me atë që bëmë sezonin e kaluar. Ndoshta mund të ishim edhe më efektivë. Pioli po bën një punë të shkëlqyer te Milani. Nuk e di nëse Interi ka qenë më i forti në këto tri vite. Megjithatë, e kam thënë gjithmonë se Interi ishte më i forti i këtij sezoni, por më konsideronin të çmendur.

A është vendi i dytë qëllimi juaj?

Në rast të një fitoreje ndaj Milanit, gjë që nuk do të jetë e lehtë, rritet mundësia për të shkuar drejt vendit të dytë.

Pioli tha se Interi ka qenë ekipi më i fortë i Serie A në 4 vitet e fundit. A jeni dakord dhe ju?

Nuk e di nëse Interi ka qenë më i forti i katër viteve të fundit. Thashë se Interi është padyshim më i forti i këtij sezoni dhe për këtë më morën si të çmendur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd