Transmetuar më 27-04-2024, 11:40

Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 3.9 është regjistruar në orën 05:44 të ditës së sotme në zonën Campi Flegrei, pranë Napolit, raporton Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Tërmeti zgjoi të frikësuar napolitanët të cilët, sidomos ata që banonin në katet e sipërme të ndërtesave dolën jashtë në rrugë. Lëkundjet u ndjenë në disa lagje të Napolit. Nuk raportohen përr dëme materiale apo persona të lënduar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd