Transmetuar më 27-04-2024, 19:02

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi pas votimit ka bërë publike votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku duket se ka zgjedhur me X emrin e Ilir Metës.

“Për të gjithë ata që thonë se është tradhtare Monika. Ka budallenj sa të duash ore.” shprehet ajo.

Kryemadhi i ka qëndruar besnike bashkëshortit të saj, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve që kanë pasur ditët e fundit. Ndërkohë theksojmë se procesi i votimit vijon akoma, teksa të ftuar po mbajnë fjalimet e tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd