Transmetuar më 27-04-2024, 19:22

TIRANË- Ka përfunduar Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu ende në detyrë i PL-së, Ilir Meta tha se kjo konventë nuk u mbyll në asnjë moment për publikun.

I pyetur për "largimin" e deputetes Monika Kryemadhi, Meta tha se ajo nuk ka shkuar askund, pasi është anëtare e Komitetit të Partisë së Lirisë.

"Edhe nëse nuk zgjidhem president, e rëndësishme që zgjedhjet kanë qenë të lira. Ne do respektojmë zgjedhjen e anetarëve të Partisë së Lirisë. Monika Kryemadhi nuk ka shkuar askund. Monika Kryemadhi është anëtare e Komitetit të Partisë së Lirisë. Si ajo dhe si zoti Vasili që kanë qenë drejtues të kësaj partia.", tha Meta.

Më herët hodhi votën e saj edhe deputetja Kryemadhi, e cila tregoi hapur zgjedhjen e Ilir Metës për president të partisë. Ndërkohë Meta e quajti gabim transparencën e votës, pasi sipas tij vota është e fshehtë.

Meta i bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t’i bashkohen në orën 20:00 te "Bulevardi i Shpresës", aty ku ndodhet edhe apartamenti i kreeut të PD-së, Sali Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës. Ndërkohë pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

Meta: Siç e shikoni kjo konventë nuk u mbyll asnjëherë për publikun. Kush donte të fliste foli, kush donte të kandidonte kandidoi. Meqë Këlliçi dhe Balliu na nderuan, ne iu kthejmë vizitën në orën 8 te "Bulevardi i Shpresës". Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen te "Bulevardi i Shpresës". Përshëndes të gjithë simpatizantët tane që nga halli janë larguar nga vendi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd