Transmetuar më 27-04-2024, 21:19

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Bërnjak, pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Prokurorisë Speciale, dyshohet se serbi me iniciale J.S. ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998 – 1999, në komunën e Gjakovës.

NJOFTIMI:

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd