Transmetuar më 28-04-2024, 08:04

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e një zyrtari të drejtësisë në qytetin verior.

Mësohet se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjsit. Fatmirëisht nuk ka asnjë person të lënduar nga tritoli.

Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi xhenerik, për sigurimin e vendngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd