Transmetuar më 28-04-2024, 09:13

Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës gjini. Sipas ligjit, dënimi shkon deri në 15 vjet burg.

Personat homoseksualë, mund të mbahen në paraburgim nga një deri në tre vjet.

Një draft i mëparshëm kishte propozuar dënimin me vdekje për marrëdhëniet e të njëjtit seks, duke sjellë një reagim të aktivistëve pasi e konsideronin të rrezikshme dhe kundër të drejtave të njeriut.

Ndryshimet e reja lejojnë gjykatat të dënojnë personat në marrëdhënie të të njëjtit seks me nga 10 deri në 15 vjet burg, në një vend ku homoseksualët dhe transgjinorët tashmë përballen me sulme dhe diskriminim të shpeshtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd