Transmetuar më 28-04-2024, 12:09

Policia e Shkodrës po heton pistën e hetimit për shkak të detyrës, shpërthimin e ndodhur në banesën e gjyqtarit të gjykatës së Shkodrës, Tonin Stërkaj.

Gjatë dëshmisë së tij Sterkaj ka thënë se ka qenë me bashkëshorten në banesë kur ka dëgjuar shpërthimin. Ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij. Ka qenë komshia që e ka njoftuar dhe më pas ka kuptuar se eksplozivi ishte vendosur në banesën e tij.

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Më pas u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd