Transmetuar më 28-04-2024, 17:18

Tre të rinj, të moshave 19-21 vjeç, kanë dhunuar duke goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës jashtë ambienteve të një lokali.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e moshave 19 deri 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd