Transmetuar më 03-05-2024, 11:09

Pas golave ​​dhe spektaklit të ofruar nga dy skuadrat në lëndinën e “Allianz Arena”, rrjetet sociale vazhdojnë të diskutojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich-Real Madrid 2-2.

Spanjollët shënuan dy herë me Vinicius Junior, ndërsa golat e bavarezëve mbajnë firmat e Sané dhe Kane. Mes skenave të ndeshjes, që u bënë shpejt “virale” në internet, është një me Alphonso Davies, i hedhur në fushë në fund nga trajneri gjerman, Tuchel.

Siç shihet në një video mjaft të komentuar në internet, 23-vjeçari kanadez, pak para se të hynte në fushë në vend të Sané, rastësisht vesh fanellën e Pavloviç me numrin 45 në vend të të tijës me numrin 19. Një gafë e bujshme, e cila megjithatë u evitua në minutën e fundit.

Kanadezi u paralajmërua nga një anëtar i stafit teknik menjëherë para se të hidhte këmbën në fushë, në kohën e duhur, për të veshur fanellën e duhur dhe për të dhënë kontributin e tij për ekipin në minutat e fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd