Transmetuar më 03-05-2024, 22:15

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një grua që ishte ndaluar nga polici për kundravajtje rrugore, ka përplasur me makinë efektivin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Efektivi është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës ndërsa policia është vënë në kërkim të shoferes që u largua nga vendngjarja.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd