Transmetuar më 04-05-2024, 13:19

Pas futbollit, modës, TV dhe muzikës, Wanda Nara tani po zbarkon edhe në një platformë për të rriturit. Showgirl-i dhe sipërmarrësja argjentinase njoftoi në rrjetet sociale se është pjesëtarja e re e "Divas Play", një faqe ku mund të admironi imazhe të nxehta duke paguar një shumë të caktuar.

Në thelb bëhet fjalë për versionin latin të "OnlyFans". Një kompani që pas suksesit të saj në Amerikën e Jugut dëshiron të bëhet e njohur edhe në Europë. Për këtë arsye ka zgjedhur Wanda si ambasadore.

"Dua të njoftoj nënshkrimin e kontratës sime për të qenë fytyra e ‘Divas Play World’!!! Skuadra që udhëtoi në Evropë për ta bërë këtë është e pabesueshme, duke filluar nga sot mund të më gjeni në ‘Divas Play’. Produksione shumë të forta vijnë së shpejti! Rrini në gatishmëri”, – ka shkruar bashkëshortja e Mauro Icardit në llogarinë e saj.

Siç lexojmë në disa revista argjentinase, një ish-fotograf i "Playboy" do ta ndjekë Narën në të gjithë botën për të krijuar foto dhe video ekskluzive që do të publikohen çdo ditë. Sipas thashethemeve që qarkullojnë në Argjentinë, falë marrëveshjes (që zgjat një vit) me "Divas Play", agjentja e Icardit do të fitojë gati një milion dollarë në 6 muajt e ardhshëm.

Në Buenos Aires, faqja përdoret gjerësisht nga të famshëm, të cilët janë në gjendje të fitojnë para falë imazheve shumë erotike. Në mesin e të shumtëve që tregojnë trupin e tyre kundrejt një pagese është, për shembull, Charlotte Caniggia, vajza e ish-lojtarit të Romës, Claudio Caniggia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd