Transmetuar më 04-05-2024, 18:49

KOSOVË- Ditën e sotme në Gjakovë të Kosovës është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në 25-vjetorin e çlirimit të qytetit dhe në ceremoninë e përurimit të bustit, ishte i pranishëm edhe edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si edhe zyrtarë e politikanë lokalë.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, shkroi Haradinaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd