Transmetuar më 04-05-2024, 19:40

Skuadra e Carlo Ancelottit mposhti 3-0 Cadizin, dhe tashmë nevojitet vetëm një pikë për të fituar titullin kampion, që do të jetë i 36-ti në histori.

SPANJE – Vjen edhe fitorja e shtatë radhazi në La Liga për Realin e Madridit. Skuadra e Carlo Ancelottit mposhti 3-0 Cadizin, dhe tashmë nevojitet vetëm një pikë për të fituar titullin kampion, që do të jetë i 36-ti në histori.

Zyrtarizimi mund të vijë edhe nëse Barcelona nuk arrin të triumfojë në derbin katalanas përballë Gironës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që vendasit nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të takimit.

Gjatë së cilit realizuan tri herë me anë të Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselut. 18 gola në kampionat në sezonin e parë në Spanjë për Bellingham, i cili numëron vetëm një gol më pak se ukrainasi Dovbyk i Gironës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd