Transmetuar më 04-05-2024, 21:24

Tiranë, 4 Maj 2024 /noa.al- Një burrë është plagosur sonte në Tiranë pasi lavatriçja në banesë, në punë e sipër ka shpërthyer duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, raporton noa.al.

Policia tha se gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç.

Burri është dërguar në urgjencën spitalore ku mjekët thanë se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd