Transmetuar më 04-05-2024, 22:23

TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, në Tiranë në lagjen “Don Bosko”. Një lavatriçe ka shpërthyer brenda një banese gjatë procesit të larjes, dhe si pasojë është dëmtuar i zoti i shtëpisë, 69-vjeç. Policia sqaron se ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd