Transmetuar më 04-05-2024, 23:05

TIRANË- Një vjedhje që ka ndodhur në kryeqytet është filmuar nga kamerat e sigurisë së një dyqani. Siç shihet nga videoja e mëposhtme e publikuar nga JOQ Albania, një i moshuar ka vjedhur në ambientet e një dyqani një portofol.

Kjo nuk është hera e parë që ky i moshuar ka vjedhur, pasi janë publikuar disa herë pamjet e vjedhjeve. Ndërkohë që në këtë moment, teksa futet në dyqan, i moshuari kontrollon që nuk ka njeri prezent dhe në xhaketën që është varur, merr portofolin dhe largohet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd