Transmetuar më 05-05-2024, 08:44

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët.

Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!” Ky ka qenë refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë të diel ku kanë kremtuar festën e Pashkës, ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.

Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.

Noa.al iu uron të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkën!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd