Transmetuar më 06-05-2024, 22:06

E pyetur nga Elona Duro dhe Eni Shehu se së fundmi është bashkuar me Ilnisën dhe se çfarë po përgatisin të dyja, Julia Ilirjani është përgjigjur kështu:

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

E pyetur nga Elona Duro dhe Eni Shehu se së fundmi është bashkuar me Ilnisën dhe se çfarë po përgatisin të dyja, Julia Ilirjani është përgjigjur kështu:

Po ne kemi një projekt që do ta shtrijmë më shumë sesa unë dhe Ilnisa. Do të ketë edhe aktorë të tjerë në kuptimin aktorë të projektit të gjësë. Nuk është film. Ka të bëjë me një lloj spektakli. Se di a mund të quhet spektakël, mund të quhet show. Se di tani t’i vendos një emër, por do të jetë diçka jo në studio, jo në skenë. Duhet ta formulojmë. Por sigurisht në Top Channel, ku tjetër./TAR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd