Transmetuar më 06-05-2024, 23:52

Manchester United pësoi disfatë të thellë 4-0 nga Crystal Palace, në transfertë.

Vendasit realizuan dy herë në pjesën e parë me Olise dhe Mateta, duke vendosur ndeshjen në shinat e duhura.

”Djajtë e kuq” u përpoqën që të reagojnë por e patën gati të pamundur.

Palace ndëshkoi mysafirët edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me Mitchel dhe Olise.

Me këtë rezultat, United është në vendin e tetë me 40 pikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd