Transmetuar më 07-05-2024, 08:32

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe deputetët.

Vetë kreu i ekzekutivit e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ku shkruan se pjesë e diskutimeve do të jetë strategjia qeverisëse, ligji, problemi i korrupsionit si dhe një nismë e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”.

“NESËR 10:00 Live TV: PARTIA SOCIALISTE Qeverisja Ligji Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030

Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Rama zbuloi po ashtu se do të ketë një adresim për Grupin Parlamentar të socialistëve dhe Kabinetin Qeveritar, duke paralajmëruar kështu një fjalim të gjatë me fokus riorganiziminne PS, por edhe zhvillimet e fundit politike.

Që dje u mësua se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, pasi mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd