Transmetuar më 07-05-2024, 08:37

Luis Enrique foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, PSG-Borussia Dortmund. Në Gjermani, skuadra e Terzic fitoi minimalisht falë golit të Fullkrug.

Kthimin në "Parc des Princes" do të mund të bazohet në këtë avantazh të vogël, por trajneri parizien tha se është gati për çdo gjë: "Kemi pasur një javë të mirë për të analizuar atë që ndodhi në Gjermani.

Iu kam përcjellë lojtarëve se ku duhet të përmirësohemi, do të përpiqemi të jemi më të mirë se rivalët tanë. Unë kam besim te të gjithë lojtarët e mi, duhet të jetë një ditë festimi në fushë".

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri iberik foli edhe për individët: "Po përpiqem të realizoj një ide futbolli, të cilën duhet ta çojnë përpara lojtarët. Ata duhet të marrin pjesë në këtë proces dhe kjo skuadër po përgjigjet. Në jetën reale nuk ka të bëjë vetëm me punën.

Ju duhet të bëni gjëra edhe jashtë fushe, unë përpiqem ta bëj këtë. Unë e dua sportin, çiklizmin, padelin, kemi një fushë këtu. Më pëlqen të shkoj në palestër. Kishim shumë kohë për të analizuar dhe përcjellë te lojtarët hapësirën e përmirësimit.

Të gjithë duhet të relaksohemi pak dhe të mendojmë edhe për këtë gjysmëfinale. Gonçalo Ramos e nis titullar? Siç mund ta imagjinoni, ne kemi analiza dhe njohuri të thella. Çdo sulmues ka karakteristika të veçanta dhe mund të jetë befasuese të thuhet pse ky lojtar shkon në stol. Kam besim të plotë te të gjithë lojtarët e mi. Çdokush mund ta fillojë si titullar.

Mbappe? Ne kemi një qëllim të përbashkët, prandaj gjithmonë përpiqemi ta marrim topin nga prapa dhe t’ua servirim sulmuesve në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke qenë skuadër, kërkojmë edhe nga sulmuesit që pak topa të arrijnë në mbrojtje.

Jemi të gjithë një ekip, të gjithë i biem një instrumenti. Futbollistët mund të jenë të shkëlqyer, por duhet të ndihmojnë në mbrojtje. Mbrojtësit tanë duhet të na ndihmojnë ta lëvizim topin përpara”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd