Transmetuar më 07-05-2024, 10:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku pesë punëtorë kanë gjetur vdekjen nga gazi toksik që dyshohet se ka qarkulluar në sistemin e kanalizimeve ku ishin duke punuar në Casteldaçia të Palermos.

Grupi prej 6 personash mbetën të bllokuar në tunelet e strukturës nëntokësore, teksa po punonin për mirëmbajtjen e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza, në breg të detit.

Bëhet fjalë për 71-vjeçarin Epifanio Assazia, i cili duhet të jetë bashkëpronar i kompanisë “Quadrifoglio”, Giuseppe Miraglia, Roberto Raneri, Ignazio Giordano dhe Giuseppe La Barbera.

Mësohet se ata nuk kishin vendosur maska.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd