Transmetuar më 07-05-2024, 10:48

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.

Kreu i shtetit, ka deklaruar se po bëhet një përpjekje ekstreme, për të krijuar një hendek mes qeverisë dhe qytetarëve me akuza të rreme e fabrikime djallëzore.

Rama: “Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun e për të krijuar një hendek mes nesh e shumicës së shqiptarëve që na kanë besuar e mbështetur pa kursim në gjithë këto vite.

Sot nuk do ndalem te gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha e as te akuzat e rreme dhe fabrikimet djallëzore. Sot do përqendrohem te të vërtetat, 10 vite pas marrje së detyrës. Qofshin të vërteta të ëmbla qoftë të hidhura, për të cilat nuk ka të na vijë mirë por duhet ti shohim në sy. Kur shqiptarët na votuan masivisht për mandatin e parë Shqipëria ishte në ditët më të zeza që nga 1997. Krimi kishte fituar qetësi në veprimtari në një lojë sylla mbyllazi me rendin. Qytetarët jepnin rryshfet edhe për të marrë një certifikatë lindjeje“.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd