Transmetuar më 07-05-2024, 12:45

Përshkallëzohen situata në protestën e opozitës.

Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë, atje ku opozita proteston që prej orës 11:00.

Nga hedhja e molotovit, është shkaktuar zjarr i madh në hyrje të institucionit.

I gjithë ky incident ka ndodhur teksa në podium fliste Belind Këlliçi.

Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd