Transmetuar më 07-05-2024, 14:51

Ditën e sotme Julian Deda ka kapur një hardhucë, me të cilën tentoi që të frikësonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”

Ditën e sotme Julian Deda ka kapur një hardhucë, me të cilën tentoi që të frikësonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.

Kur e pa Heidi Baci, ajo vetëm u shtrembërua dhe u largua nga Juli. Ky i fundit më pas sheh Erjola Doçin aty afër dhe shkon drejt saj. Moderatorja me të parë se aktori kishte në duar një hardhucë, vrapoi dhe duke bërtitur thoshte:

“O Jul, o Jul”.

Nga ana tjetër, aktori i njohur thotë se ‘nuk ka asgjë’.

Kujtojmë se prej pak ditësh Juli dhe Erjola janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin. Teksa Deda thotë se vazhdon të ketë mendim të mirë për Doçin, kjo e fundit ka thënë se po e vëzhgon sjelljen e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd