Transmetuar më 08-05-2024, 09:30

Joey Barton nuk është i panjohur për daljet dhe sjelljet e tepërta. Ish-futbollisti, ndër të tjera i Manchester Cityt dhe Newcastle United, këtë herë sulmoi Lionel Messin gjatë podcast-it të tij “Common Sense”. Sipas anglezit, e gjithë karriera e yllit argjentinas, tetë herë fitues i “Topit të Artë” dhe i çdo trofeu të mundshëm ekipor e individual, duhet të vihet në dyshim.

"Për mua duhet të ketë një yll të madh pranë emrit të Messit, – tha Barton, – sepse ai merrte steroide dhe gjëra të tilla qysh i vogël për t’u rritur. Messi është modifikuar gjenetikisht në moshë të re. Atij iu dha hormoni i rritjes dhe mori të gjitha llojet e barnave për këtë. Me sa di unë, askush tjetër nuk e ka bërë këtë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd