Transmetuar më 07-05-2024, 19:51

Policia zbuloi ditën e sotme një shtëpi bari në zonën e Kurveleshit. Megjithatë, mësohet se nuk ishte zbulimi i vetëm i një operacioni anti-krim.

Uniformat blu njoftojnë se krah banesës së braktisur ku ishin mbjellë 230 bimë kanabis, është zbuluar dhe një pajisje kriptomonedhash. Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike, çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.

Në lidhje me këto raste policia lokale ka shoqëruar katër persona dhe po vazhdon intesivisht hetimet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd