Transmetuar më 07-05-2024, 20:10

Nuk është vetëm policia e cila vendos shuma monetare për zbardhje e ngjarjeve kriminale.

Kohët e fundit janë të shumta në Tik Tok, postimet e grupeve kriminale shqiptare në Angli përmes ofrimit të shumave të konsiderueshme në rastet kur u grabiten shtëpitë e barit apo pësojnë “gola” në tregtinë e kokainës. Më i fundit rast i publikuar në TikTok i zbuluar nga Top Channel, bën fjalë për një shpërblim prej 30.000 stërlina kush jep informacion për grabitjen e një shtëpie bari në Golders Green, në veri të Londrës.

Njoftimi shpërblimit shoqërohet më një video ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar një furgon të bardhë dhe disa persona të cilat fusin brenda disa thasë. Sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për grabitje e kanabisit në këtë shtëpi, operacion kriminal i ngritur nga shqiptarët.

Ata të cilët paguajnë 30.000 stërlina për informacion se kush janë grabitësit, thonë në postim se grabitja ka ndodhur me 1 Maj 2024. Sipas tyre, shpërblimi mund të merret edhe nga personat që shikohen në video duke futur në furgon sasinë e kanabisit të grabitur. Përmes shpërblimit ata synojnë të gjejnë se kush tregoi adresën e shtëpisë së barit dhe më pas organizoi grabitjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd