Transmetuar më 07-05-2024, 23:05

FRANCE – Borusia e Dortmundit është skuadra e pare finalist e Champions League, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë në “Park de Prince” përballë Paris SG i cili ishte i pafuqishëm për të ndryshuar humbjen e takimit të pare në Gjermani 1-0.

Pas një pjese të parë pa gola, që sigurisht i shkonte për shtat Borusias, në të dytën është pikërisht skuadra e Terzic ajo që shënon vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Nga zhvillimet e një goditje këndi është Humels ai që i harruar në zone arrin të dërgojë topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë një qetësi ekstra ekipit të tij që i duhej thjesht të menaxhonte situateën për të zyrtarizuar kalimin në finale.

Dhe ja dolën mjaft mirë gjermanët të cilët nuk e vun për asnjë moment në dyshim kualifikimin duke mbajtur për 90 minuta avantazhin e shifrave 0-1 që e kishin arritur që në minutën e 50-të. Tashmë Borusias së Dortmundit do t’i duhet të presë gjysmëfinalen tjetër që do të luhen mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut, ndërkohë që takimi i parë mes tyre në Gjermani ka përfunduar në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd