Shkup, 17 shkurt 2012, NOA - Në Shkup dhe disa qytete të tjera të shqiptarëve në Maqedoni sot shënohet katër vjetori i pavarësisë së Kosovës.
Një nga manifestimet kryesore është manifestimi “Dita e Plisit” që do të organizohet në Shkup nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU!”, e cila do të tubojë përfaqësues të spektrit politik, kryesisht BDI, nga Kosova, Shqipëria, diplomatë dhe personalitete tjera dhe qytetarë.