Lucca, 10 maj 2012, NOA/ A.Ymeraj-U dënua me 18 vjet e 8 muaj burg si dhe 320 mijë euro detyrim për dy fëmijët, italiani Francesco Quinci i cili i mori jetën dhe fshehu trupin e bashkëshortes së tij shqiptare Rajmonda Zefi, më 31 dhjetor të vitit 2010.
Pasi e vrau Quinci e fshehu trupin e gruas e cila u gjet pak ditë më vonë në një pyll dhe vetëm pas hetimesh dhe pyetjesh të vazhdueshme, italiani pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare.
Gjithçka duket se ndodhi pas një zënke mes çiftit, martesa e të cilëve prej kohësh kishte pasur probleme.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, jo në kohën e ngjarjes por ditët e para të janarit të vitit 2011 në Massarosa një provincë e Luccas, 36 vjeçari Francesco Quinci denoncoi në polici zhdukjen e të shoqes, Rajmonda Zefi 30 vjeç, me të cilën kishte dy fëmijë të vegjël.
Në dëshminë e tij 36 vjeçari deklaroi se Rajmonda kishte rënë nga shkallët duke përplasur kokën gjatë një sherri në shtëpi dhe se trupin e saj e kishte fshehur në një pyll në lokalitetin Colle dello Scopeti.
Gjatë kërkimeve trupi i Zefit u gjet i mbështjellë me batanije në vendin që rrëfeu babai i fëmijëve të saj.
a.y/noa.al
Në foton e parë, Francesco Quinci
Në foton e dytë, Rajmonda Zefi

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: