Jep 15 mijë euro për fundshpinë rekord me silikon e rrezikon jetën (FOTOT)
Transmetuar më 13.06.2012 20:35
Për të patur një fundshpinë rekord harxhoi plot 15 mijë euro, por ky obsesion gati i kushtoi jetën.

Ky është sekreti i Vanity Wonder, një ish-balerinë, e cila ngase nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj, vrapoi tek kirurgët plastikë për të rritur format e fundshpinës së saj me silikon, një gjë që sipas të dhënave nuk i ka ndodhur vetëm asaj.

Ish-balerina Vanity Wonder, nënë e dy fëmijëve rrëfen në librin e saj për obsesionin për pamjen e jashtme, për të cilën arriti deri aty sa të harxhojë 15 mijë euro.

Me injeksionet me silikon, ish-balerina arriti të krijojë një fundshpinë që tani ka mbërritur në përmasa tejet të mëdha me diametër 114 cm.

Gjithçka rrëfen ajo, ndodhi duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje në treg të zi, pa u konsultuar më parë me një specialist estetike.

Vanity Wonder tregon se pas disa kohësh nga një infeksion i marrë gjatë ndërhyrjes, rrezikoi të vdiste, duke e bërë të vendoste ta rrëfente historinë e saj në një libër, me qëllimin e vetëm për t’u dhënë shans të tjerëve të ishin të kujdesshëm me ndërhyrjet plastike.

“Herën e parë që iu nënshtrova trajtimit nuk dija as se çfarë substancash po më injektonin në trup”, thotë ish-balerina nënë e dy fëmijëve.

Ajo punonte në një lokal nate dhe një kolegia e saj e kishte këshilluar t’i drejtohej një kirurgu plastik për të zbukuruar veten.

“Nuk kisha menduar kurrë për pasojat që do të kisha nga kjo ndërhyrje”, thotë gruaja, e cila në vitin 2006 nisi të përjetojë sëmundjen e saj.

Me librin e saj që tashmë ka dalë në treg, Vanity Wonder kërkon të ndajë përvojën e saj të hidhur me vajza të tjera në botë që kanë dëshirat e saj, por edhe për të sqaruar idetë e gabuara mbi këtë botë të fshehtë.

“Shumë gra nisin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale plastike pasi nuk janë të kënaqura me imazhin e tyre, apo më mirë me imazhin që kanë krijuar në kokën e tyre për veten,”, thotë ish-balerina.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania