Devoll, 2 korrik 2012, NOA- Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me thikë nënën e një vajze 22-vjeçare duke i kërkuar fejesën me vajzën. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në Devoll të Bilishtit. Në pranga ka rënë Artan Xhevdet Osmanllari, banues në Bilisht.
Osmanllari ka shkuar në banesën e 53-vjeçares F.B, dje rreth orës 20:00 dhe e ka kërcënuar me armë të ftohta, pasi kërkonte që vajza e saj 22 vjeçare të fejohej me të.
Pas sinjalizimit të policisë është bërë dhe arrestimi i 36-vjeçarit. Ai akuzohet për “Kanosje” dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
a.k/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: