Tiranë, 2 korrik 2012 NOA- Karotat ndihmon për rinovimin dhe tonifikimin e lëkurës së fytyrës. Ju mund të krijoni maska të freskëta dhe të shëndetshme në kushte shtëpie.
Maskat me bazë karote janë ideale për fytyrë normale dhe për fytyrë me vaj.
Për fytyra të thata është e rekomanduar që përveç karotës e cila duhet të jetë baza e maskës duhet të shtoni edhe përbërës hidratues si: vaj ulliri, mjaltë, avokado sipas mundësive.
Kjo maskë forcon lëkurën dhe e bën rezistonte ndaj faktorëve të dëmshëm të natyrës. Është ushqyese dhe pastron lëkurën nga papastërtitë.
Maskat me bazë karote mbrojnë lëkurën nga rrudhat si dhe nga kanceri.
Më poshtë do ju mësojmë njërën prej tyre.
Hapi 1
Prisni 2 ose 3 feta karote të mëdha. Fetat e karotave futeni në një tenxhere të vogël me ujë dhe lëreni aty derisa të shikoni se piruni depërton lehtë në to. I nxirrni nga uji dhe futeni në një tas të vogël prej qelqi.
Hapi 2
Shtypeni karotat derisa të përfitoni një masë pureje.
Hapi 3
Në masën e puresë së karotës shtoni një lugë mjaltë dhe filloni ti përzieni derisa të shikoni që dy produktet janë përzier mirë bashkë. Nëse preferoni një maskë më të hollë shtoni pak vaj ulliri.
Hapi 4
Prisni deri sa maska të ftohet dhe pastaj aplikojeni në fytyrë, duke siguruar shtrirje të njëtrajtshme në fytyrën tuaj.
Mbajeni 10 minuta dhe në fund shpërlajeni me ujë të vakët.
n.k./noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: