Beograd, 4 korrik 2012, NOA - Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker do të vazhdojë edhe sot bisedimet me zyrtarët politik serb, në përpjekje për t`i bindur ata për formimin e një koalicioni më të gjerë qeverisës ndërmjet Partisë Përparimtare të Nikoliçit dhe demokratëve të Tadiçit.
Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Beograd, diplomati amerikan, Philip Reeker ka biseduar me drejtuesit e Partisë Përparimtare, Socialiste, Rajonet e Bashkuara dhe të Liberal-demokratëve.
Ai është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç ku është konfirmuar se Serbia do të bashkëpunojë me SHBA, ndërsa departamenti i shtetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën qeveri të cilën e zgjedh Kuvendi Popullor i Serbisë.
Nga të gjitha takimet e diplomatik të lartë amerikan nuk janë dhënë njoftime, por mediat e Beogradit thonë se takimi me Daçiçin, të mandatarin për formimin e qeverisë serbe ka zgjatur mbi një orë e gjysmë. Sipas mediave të Beogradit diplomati amerikan sot pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Boris Tadiç.
Ambasada amerikane në Beograd ka theksuar se vizita e Reeker-it është pjesë e vizitave të tij të rregullta në rajon, ndërsa në Beograd ai ka ardhur me qëllim të bisedoj me shumë zyrtar të qeverisë serbe dhe drejtuesit e partive politike.
Mirëpo, mediat e Beogradit kanë njoftuar se Philip Reeker e Philip Gordon, të dërguarit e sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton do të qëndrojnë në Beograd në vizita të ndara në mënyrë që me aktorët kryesor politik të bisedojnë për formimin e qeverisë së ardhshme serb dhe të përcjellin qëndrimin e Washingtonit në favor të formimit të koalicionit të madh ndërmjet Partisë Përparimtare (SNS) të Nikoliçit dhe demokratëve (DS) të Tadiçit.
Mediat serbe shkruajnë se Ëashingtoni thekson se situata jo e mirë ekonomike në vend mund t`i shtyjë socialistët dhe përparimtarët, nëse ata e formojnë qeverinë, që t`i kthehen populizmit dhe nacionalizmit, në mënyrë që vëmendjen të vendosin në “çështje të mëdha kombëtare” e para së gjithash në Kosovë.
Duke qenë se për SHBA-në Kosova është projekt me rëndësi të madhe që duhet ta arrijë finalen e saj gjatë mandatit të qeverisë së re të Serbisë, nxitja e temave nacionaliste e populiste do ta rrezikonte në tërësi këtë projekt.
noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: