Skandal me CEZ, faturon dyfish në Fier, dëmi 80 milionë lekë
Transmetuar më 08.07.2012 23:37
Fier, NOA.al - Ujësjellës Kanalizime Fier denoncon publikisht se është faturuar në mënyrë të dyfishtë nga kompania CEZ Shpërndarje, një kompani private çeke që ka marrë sektorin e shpërndarjes së energjisë në vend, duke abuzuar në vlerën mbi 80 milionë lekë.

Shoqeria Aksionere UKF e cila ka kaluar në menaxhimin e stafit aktual ne muajin shtator të vitit 2011, i tha agjencisë noa.al se “që nga ky 2011 kjo ndërmarrje ka trashëguar nje debi ndaj CEZ ne shumën prej 80,387,637 leke, kjo nga drejtuesit paraardhës.

Por qe prej muajit Tetor është verifikuar dhe pranuar nga CEZ e faktuar kjo me dokumentet përkatëse se shoqeria UKF, është faturuar ne mënyrë te dyfishte ne Kafaraj dhe se shuma prej 80.387.637 leke tashme duhet te reduktohet ose do te kreditohet ne favor te UKF nga ana e CEZ.

“Gjithashtu ka mjaft raste kur ka pasur abuzime dhe me linjat e CEZ per te cilat faturohet UKF. Te gjitha keto dhe mjaft faktore te ngjashem jane evidentuar dhe jemi aktualisht ne faze rakordimi me CEZ. Është bërë gati dosja dhe do të shkojë në gjykatë për t’u zgjidhur”, - pohon UKF.

Nderkohe qe gjate cdo viti paraardhes shoqeria ka marre subvencione nga Ministria e Financave per sa i perket detyrimeve ndaj CEZ dhe energjisë elektrike. Por që nga muaji shtator ku stafi i ri u vu në drejtimin e UKF, këto subvencione janë ndërprerë.

Ndërkohë që Ujësjellës Kanalizime Fier përballet edhe me debitorë problematikë. “Shoqeria Armo është debitori më i madh ka nje detyrim prej 72.000.000 lekesh ndaj UKF, pa përfshirë këtu kamatëvonesën dhe e cila është 10% e shumës totale dhe debinë e këtij muaji”, - pohon UKF dhe vijon: “Ne si shoqeri kemi fituar gjyqin dhe do te vazhdojme me ekzekutimin e vendimit. Në rast se brenda 3 ditësh kjo shoqëri nuk do të paguajë të gjithë debinë, ne do të ndërpresim furnizimin me ujë të rafinerisë”.

Aksioneret e shoqerise UKF janë bashkitë e Fierit dhe Roskovecit, si dhe komunat përreth këtyre dy qyteteve.

Nderkohe institucionet shteterore kane nje detyrim ndaj UKF prej 10.590.457 leke ne total. Kurse një shumë e madhe debie është akumuluar edhe nga qytetarët e Fierit, të cilët kanë për të paguar rreth 3 milionë dollarë, që nga viti 2008 dhe deri më sot.

Debia ne total arrin shumen e 4.5 milionë dollarëve amerikanë, konfirmon UKF. e.l/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania